Kur ishte mbipeshë, nuk mungonin ata që ia vinin në dukje këtë fakt. Por Fifin, komentet nuk po e lënë rehat asa tani që u dobësua. Këngëtarja, këtë herë po merr komente negative nga ndjekës që e akuzojnë se duke humbur kaq shumë kile, është bërë si të tjerat.
Padyshim, që situata të tilla mund të shkaktojnë mjaft bezdi. Megjithatë, Fifi e mbajti veten. “Per mesazhe te tilla kam vetëm një përgjigje: Zoti ju bekofte e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit. Me shume dashuri Fifi”, ka shkruar ajo, ndërsa shton se e “ ka dashur njësoj trupin e saj si atëherë kur ishte 100 kg, ashtu edhe tani që është 69!



















