KreuCelebrity

Aksidenti i rëndë në Elbasan: Vajzat që shpëtuan ende nuk e dinë fatin tragjik te shoqeve!

Dy vajzat që i mbijetuan nga aksidenti të tmerrshëm në tunelin e Elbasanit, Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, nuk e dinë ende se cfarë fati tragjik patën dy vajzat e tjera në makinë. Denisa dhe Nervida tashmë janë stabilizuar e gjenden jashtë rrezikut për jetën tek Spitali i Traumës. Por duket se nuk mbajnë mend cfarë ndodhi atë natë, për të mos i ngarkuar në këto momente, mjekët rekomanduan që të mos u tregohet vdekja e motrës së njërës prej tyre, Lusinda Garunja, dhe e shoqes së përbashkët, Xheneta Qallia.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas prej një makine tip “Benz” që drejtohej nga 58 vjecari Behar Pema, i cili ishte i dehur. Lusinda e cila humbi jetën në moshë fare të re, duhet të festonte me vajzat e tjera 19 vjetorin e lindjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF