KreuCelebrity

Studimi i fundit: kush kalon këtë sëmundje, shpëton nga Covid 19!

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut, të mbijetuarit e etheve tropikale, ose siç njihet Dengue Fever, sëmundja që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave, janë shumë pak të rrezikuar të preken nga COVID -19. Antitrupat që krijohen pas kalimit të kësaj sëmundje, e cila paraqet në pamje të parë shenja pothuajsje të njejta me ato të Covid 19, thote TCH, janë shumë efikase dhe mbrojnë organizmin, duke parandaluar infeksionin deri në neutralizmin e  koronavirusit të ri.

Studimi u nxit nga një analizim I situatës në Brazil, ku bilanci i vdekjeve dhe infektimeve është mjaft i lartë.

Autori kryesor Dr Miguel Nicolelis, profesori i shquar i neuroshkencës, në departamentin e mjekësisë të këtij Universiteti, tha se për këtë ekipi krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e sëmundjes së shkaktuar nga mushkonjat në 2019 dhe 2020. Sipas tij, rezultatet kane qënë vërtet befasuese dhe se niveli i antitrupave që mbrojnë dhe nga Covid, ishte i papritur dhe për ata vetë!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF