2020-a ishte një vit i ashpër për modën. Tregu u mbyll dhe shpenzimet e konsumatorëve u çaktivizuan. E ardhmja e industrisë dukej tepër e pasigurt. Shumë prej nesh madje e vunë në dyshim rëndësine e saj. Edhe deri diku me të drejtë sepse ne mes të një pandemie, një kryengritje e drejtësisë shoqërore si dhe një krize klimatike e afërt, çfarë kuptimi do të kishin rrobat e reja?!
Edhe pse midis këtij dyshimi, ky nuk ishte momenti për tu dorëzuar dhe të pranonim humbjen. Dizenjuesit përqafuan ndryshimin dhe krijuan mundësi të reja për të ripërcaktuar rëndësinë e modës. Epo duket se ja dolën pasi sollën momente vërtët të paharrueshme. Ata sollën mënyra të reja për të qënë pranë modës përmes lojrave me anë të të videove, transmetieve të drejtpërdrejta, ekpserimenteve të tyre dhe shumë mënyra të tjera të cilat ja dolën për të ndihmuar biznesin dhe ta sjellin atë sërish më këmbë në tokë! Shumë prej nesh, të gjithë i kemi përjetuar ato momente në të njëjtën mënyrë: të sigurt pas ekranit. Një eksperinecë përulëse e cila na kujtoi se për çfarë dhe për kë moda është në të vërtetë.
Pavarësisht kësaj “lufte” me të gjitha përpjekjet e vazhdueshme, kemi besimin se moda po ndryshon për mirë. Ky vit solli shumë nga tendencat që duhej të ndodhnin edhe më herët, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfshirjen, diversifikimin dhe qëndrueshmërinë. Ndërsa po shkojmë drejt 2021 me shpresë dhe optimizëm, le të rishikojmë disa nga momentet më të veçanta të modës gjatë 2020 të vilat na japin shpresë për të vazhduar përpara.
2020 Academy Awards solli ndjesinë si në hitorinë antike
Moda bashkohet me besimin fetar në Shërbesën e së Dielës së Kanye West
Maskat u kthyen në aksesorin qe duhet ta kishim me patjetër
Veshja mbrojtese PPE u kthye ne perdorim te perditshem jo vetem nga stafi mjekesor/ Kostumi COVID për mbijetesë i Naomi Campbell
Moda duke i dhënë respekt George Floyd në stilin e patëmetë “Harlem”
Harry Styles solli një trend të lehtë me një triko JW Anderson
Shtypi i vitit, Black is King nga Beyonce
Stilistët, aktorët dhe krijuesit ndanë foto me momentet e tyre nga shtëpia
Lady Gaga u shfaq tepër madhështore tek VMAs
Seriali ‘The Crown’ ringjalli fiksimin tonë me stilin ikonik të princesh Diana
Moda brenda filmit “Emili in Paris”
Pesë milion prej nesh iu bashkuan performancës virtuale të Dua Lipa, Studio 2054
Harry Styles u bë njeriu i parë që u shfaq në Vogue Solo dhe pamja e tij ndezi një “polemikë”



















