
Kjo nuk është një qëndisje e thjeshtë ose një detaj i çmuar që i bën homazh bizhuterive, por një manifestim i qartë dhe i shkëlqyeshëm i mjeshtërisë së modës së lartë. Për atë c’ka mund të bëhet me krijimtari, pra gjeni dhe me duar, të cilat së bashku kanë aftësinë për të shndërruar një ide në një veshje konkrete. Ne po flasim për fustanin me perla të veshur nga Lila Grace, vajza e Kate Moss.
Paraardhësi i saj i vërtetë është një veshje historike, një fustan rrjetë dhe me rruaza i bërë në Egjiptin e Lashtë nën dinastinë Keops. Elita e kohës donte të mbulohej me sende të çmuara për të treguar bukurinë dhe mbretërinë; rrathët e kokës që zbukuronin pamjen e ditëve të festave ishin të rezervuara për priftëreshat. Dhe pikërisht në brigjet e Nilit lind imazhi i një gruaje të veshur me perla: në atë kohë ato ishin rruaza me ngjyra, të lidhura njëra pas tjetrës dhe me të gjitha ngjyrat, për të krijuar modele të sakta gjeometrike.
Perlat e qepura për fustan nga Lupita Nyong’o, dhe nënshkruar Calvin Klein, të veshura për tapetin e kuq të Oskar 2015 nuk janë të vërteta por ofrojnë një efekt skenik: një nga veshjet më të admiruara dhe të përfolura të mbrëmjes që u bë prej 6000 perlash.

Pse është e dhimbshme gjidhënia?!


Sara Hoxha tregon barkun 6 javë pas lindjes!



Triko e shkurtër, si të tregosh trendin e 2021

14 fustane hyjnore dasme nga Haute Couture 2021

6 ngjyrat e guximshme për këmishat e burrave

Si të vishni minifundin sipas modës 2021





Dorezat- aksesori perfekt për një pamje shik!





