Pse lëngu i orizit është ‘shpëtim jete’ për flokët e dëmtuar!

Kultura aziatike prej kohësh e konsiderojnë orizin si një simbol të “grave dhe pjellorisë”. Por fuqitë e këtij produkti shkojnë përtej të ushqyerit. Për shembull, studiuesit zbuluan se gratë në Azi kanë përdorur ujë orizi për të rritur flokë të gjatë dhe të shëndetshëm për shekuj me radhë. Një truk që tashmë po e përdorin edhe gratë perëndimore.

Uji i orizit është plot me antioksidantë, minerale, vitamina B dhe E dhe aminoacide, të gjitha këto, së bashku, tingëllojnë si një kombinim hyjnor për të ruajtur bukurinë tonë. Ja se si kjo përzierje mund të përmirësojë flokët tuaj:

Rrit elasticitetin

Rrit shkëlqimin

Lëmon flokët e ngatërruar

Nxit rritjen e flokëve

Përmirëson forcën e flokeve

E vetmja gjë për të cilën habitemi është pse nuk kemi bërë shpëlarje gjatë gjithë kësaj kohe! Shumë gra kanë provuar ujë orizi në flokët e tyre, dhe disa rezultate janë të dukshme, edhe pas përdorimit të parë.

Procesi i shpëlarjes është shumë i ngjashëm me çdo maskë flokësh – është e lehtë, por kërkon pak kohë. Filloni duke bërë përzierjen. Së pari, merrni gjysmë filxhani oriz të papjekur, vendoseni në një tas dhe zhyteni në 2-3 gota ujë për 30 minuta. Kulloni ujin në një tas të pastër dhe kaloni në dush. Bëni rutinën tuaj të zakonshme të shampos, pastaj derdhni ujë orizi në të gjithë flokët, masazhojeni atë në lëkurën e kokës dhe lëreni për 20 minuta. Në fund, thjesht shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë dhe keni mbaruar!

 

 

Previous ArticleNext Article