KreuFashion

Ja kush është fustani i zi më seksi

Ja kush është fustani i zi më seksi

E gjitha është një lojë ekuilibrash, midis imagjinatës dhe joshjes. Nëse e zeza absolute sjell me vete idenë e ashpërsisë, mendja menjëherë dëshiron të zbulojë se çfarë pëlhure është kaq e dendur dhe e zymtë. Aq më tepër nëse është një fustan me qafë të lartë dhe monastik, i cili vetëm për përshtatjen fikse, shënon trupin femëror. Por kini kujdes: menjëherë sapo shikimi kurioz dhe madje pyetës përqendrohet mbrapa, befasia godet. Ne po flasim për një shpine shumë të zbuluiar që prek ijet dhe rrëshqet deri në limit te vitheve. Në pak sekonda, ajo që dukej se ishte një fustan i zi i thjeshtë bëhet copëza më seksi që mund të vishni ose të shikoni.

Irina Shayk, Oscar 2019

Herë pas here kemi folur për revolucionin e “fustanit të vogël të zi”, për mënyrën se si ky model ka hequr idenë e feminitetit nga “dantella”; fustani i zi pa kurriz synon të braktisë imazhin seksi të pamjeve eksplicite që i lënë shumë pak imagjinatës. Një joshje që distancohet nga fustanet me golf, veshje që tregojnë një dekolte bujare ose minifunde marramendëse.

Vikki Dougan

Fustani me shpinë të zbuluar ka dy kumbara të mrekullueshme: e para është Vikki Dougan, aktorja joshëse që frymëzoi karakterin e Jessica Rabbit, e dyta është Mireille Darc. Shoqëruesja e famshme e Alain Delon mbahet mend edhe sot për atë fustan kadifeje të zezë madhështore të dizajnuar nga Guy LaRoche, e veshur në filmin “Le Grand Blond avec une chaussure noire (1972)”. Me sa duket, protagonistja zbulon anën e saj më të guximshme, një kurriz krejtësisht të zhveshur falë një hapsire të gjerë të rrumbullakosur që prek vithet duke treguar harkun e siluetit, ndërsa një zinxhir shumë i hollë prej ari thekson belin dhe lakuriqësinë e plotë.

Mireille Darc

Moda pranverë- verë 2021 është një citim i vazhdueshëm për këto pamje sa ikonike aq edhe seksi: një joshje e “keqe” e vendosur në metra prej pëlhure të zezë që zbulon trupin femëror në vendet e duhura. Edhe ai detaj i vogël në bel – një rrip, një xhevahir apo një ‘tang’ – menjëherë bëhet simbol i guximit të atyre që zgjedhin një fustan të zi me një dekolte të gjerë në anën e pasme. Mes rreshtave lexojmë “edhe shikimi yt ra pikërisht aty! “.

Givenchy

DSquared2

Victoria Beckham

Simon Miller

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF