Ish-menaxheri i vjedh Gina Lollobrigidas 300 mijë euro, 93 vjecarja “e verbuar” pas tij!

Ish- menaxheri i aktores së famshme Gina Lollobrigida, Andrea Pizzola është dërguar në gjykatë nën akuzën e manipulimit dhe mashtrimit në ngarkim të divës italiane. Ai akuzohet se ka përfituar në mënyrë abuzive objekte me vlerë 300 mijë euro, të cilat më pas i ka vënë në shitje në ankand. Akuza është ngritur nga prokuroria e Romës, e cila i ka mbyllur hetimet duke e çuar procesin në gjykatë. Diva 93 vjeçare gjithmonë e ka mbrojtur 34 vjeçarin.

Por djali dhe nipi i aktores pretendojnë se ish-menaxheri ka përfituar nga aktorja. Ata janë dhe inicuesit e kësaj çështjeje. Sipas akuzës të ngritur nga prokuria, Andrea Pizzola ka përfituar nga gjendja në të cilën ndodhet aktoria, duke u munduar të merrte pasurinë e aktores. Po sipas akuzës, 34 vjeçari është përpjekur ta shkëpusë aktoren nga rrethi familjar me qëllim posesimin e pasurisë. Shkak për këto hetime u bënë një sërë opercionesh financiare gjatë harkut kohor 2013 – 2018, të cilat shikojnë si ekzekutues dhe përfitues ish- menaxherin, i cili kishte duart të lira në pasurinë dhe objektet me vlerë të divës botërore. Duke përfituar nga gjendja shëndetësore dhe emocionale e divës së famshme, Pizzola e ka detyruar aktoren të kryejë një sërë aktesh ligjore të cilat i jepnin mundësi Andrea Pizzoles t’i menaxhonte për interesin e tij. Tani pritet që çështja të shqyrtohet në gjykatë dhe të vlerësohet roli dhe pozicioni i Andrea Pizzoles. 

Previous Article