Një rregjim ushqimor, po në të njëjtën kohë dhe eko-sostenibil, i cili lejon të mbash në kontroll peshën, ideale për Meghanin e cila është e fiksuar pas formave fizike.
Pas disa muajsh ish-aktorja Meghan Markle pritet të bëhet nënë për herë të dytë. Deri tani në rrjet qarkullon vetëm një foto e saj, pas lajmit të gëzueshëm për ardhjen e fëmijës së dytë. Akoma nuk ka asnjë detaj dhe ka pak informacion në lidhje me këtë shatëzani të dytë. Ende nuk dihet nëse do të jetë vajzë a djalë, emri, madje nuk dihet akoma se në ç’muaj pritet të vijë në jetë foshnja e dytë e Meghanit dhe Harry-it. Por ajo që tashmë e ditur publikisht dhe që është mëse e qartë është fakti që Meghani do ta shfrytëzojë maksimalisht këtë situatë për të mos u stresuar dhe të mendojë në radhë të parë për shëndetin e foshnjës dhe të sajin. Për këtë arsye ka zgjedhur dietën e njohur me emrin dieta fleksitariane, që stimulon organizmin, duke të dhënë mundësinë për t’u dobësuar dhe për më tepër në dobi të planetit.
Edhe gjatë shtazënanisë së parë, Meghani ka qenë e kujdeshme në përzgjedhjen e regjimit ushqimor. Dietën e zgjedhur nga Meghan Markle, e kanë përqafuar më parë dhe shumë figura të njohura të botës së artit, si Gwyneth Paltrow, Cameron Diaz e Emma Thompson. Dieta fleksitariane është varianti fleksibël apo i moderuar i dietës vegane dhe vegjetariane. Kjo dietë në fakt lejon konsumin dy herë në javë të proteinave me origjinë shtazore, si psh vezëve, peshkut, djathërave dhe mishit në sasi të limituara. Me zgjedhje mund të konsumosh frutat dhe zarzavatet e stinës dhe frutat e thata.
Të mirat e dietës fleksitariane janë të shumta. Ne radhë të parë të lejon të mbash në kontroll peshën dhe gjithashtu të jep mundësinë të qëndrosh në formë dhe ta rifitosh atë sa më shpejt pas lindjes. Në krahasim me dietën vegane, kjo dietë të lejon të konsumosh më pak sasi proteinash shtazore. Dhe ajo që është më e rëndësishme është që respekton 100% ambientin, pasi konsumon produket të riciklueshme. Duket që jo vetëm Meghani por dhe Harry ka mbetur i mrekulluar nga kjo dietë.