Për këtë sezor pranverë-verë materiali xhins është mbreti i gjithçkaje. Duke u bërë i pranishëm në të gjitha veshjet. Një veshje e tërë nga këmba deri tek koka. Madje mund të përdoret edhe për aksesorët e ndryshëm. Fustane të gjatë dhe minimaliste, funde të shkrurtër me flutura. Kominoshe që të kujtojnë rrobat e punëtorëve në kantieret e ndërtimit. Këto janë tendencat e fundit, të cilat do t’i shohim në pasarelat e modës për sezonin e pranverë – verë 2021. Aksesorët si çantat, këpucët, bizhuteritë dhe rripat të gjitha në material xhinsi. Veshja aq shumë e përdorur dhe e përfolur, në disa raste dhe e krituar e Britney Spears dhe Justin Timberlake totalisht në xhins, sot rikthehet më e fortë së kurrë. Do të shohim qe dhe shtëpitë më të famshme të modës si Dior e Alexander McQueen i janë përshtatur këtij trendi duke e sjellë gjithmonë e më glamur. Por jo vetëm ato, por dhe modelet më të njohura të momentit siç është Bella Hadid, ka pozuar në shumë foto të publikuara në rrjetet soiciale e veshur tërësisht në xhins.