Pas një periudhe të ngarkuar me punë e impenjime pas së cilave gjithkush është i detyruar të marrë turravrapin, një arratisje pa adresë do të qe shkarkimi i nevojshëm i stresit të akumuluar.
Vila Shard, ndonëse mund të jetë vetëm pak kilometra nga shtëpia juaj në Tiranë, ka krijuar një botë tjetër relaksi , aq sa mjafton një kartë dhome për t’u shkëputur e për të ‘udhëtuar’ në ditë dhe netë rehatie që ndonjëherë as shtëpia nuk e ofron .
Na lini t’ju themi një sekret!
Mos u habisni aspak nëse shihni aty emra të njohur, shumë të njohur të personaliteteve shqiptare, të cilët edhe ata herë pas here arratisen ëmbël në copëzën e vetme të intimitetit, qetësisë, komfortit, e shërbimit të pashoq të stafit, nga të rrallat ambiente intime që të ofron zhurma dhe zallamahia e Tiranës.
Vila Shard, nën konceptin e boutique hotel ofron një përvojë tejet luksoze me një çmim aspak të tillë, pasi një ‘Shumë faleminderit, do kthehem patjetër sërish’ teksa klienti bën ‘check out’ është i pari qëllim i drejtuesve të këtij hoteli.
Një biznes i krijuar me zemër, një ambient që kthehet në një gjendje ‘Zen; për cilindo që e viziton; një thesar i fshehur në një prej zonave më të njohura të Tiranës është ajo çfarë ne zbuluam këtë fundjavë.
Vila Shard, vetëm një copëz e tillë në Shqipëri.



“Lodhja pandemike” ekziston!










Ja 6 kombinime për xhinset e bardha të burrave

Çfare lloj çantash do të mbajmë këtë sezon!





