Magjia e monokrom
Stilistët treguan sivjet interes të theksuar për kombinimin binomit të së zezës me të bardhën, e cila në heshtje rrëmben gjithmonë vëmendje përmes këtyre dy kontrasteve kaq të fuqishme në ccdo moment.
Nxirrni kërthizën
Kombinoni sportivitetin e pantallonve të shkurtra ose një fundi të gjatë, duke nxjerrë në pah kërthizën, për një pamje më sensuale, një frymëzim i viteve 50 i cili vjen shumë i freskët pas pesë dekadash.
Ngjyrat e diellit
Nuk ka dyshim që e verdha në të gjitha nuancat dhe kombinimet e saj të mundshme është kryefjala e sezonit, ndaj provoni të luani nga shkëndijat diellore deri tek to me efektin shkëlqyes të portokallisë.
Aromë mente
Jeshilja e zbehtë me aromën e mentes, duke devijaur dukshëm të nuancat pastel I dhuron pamjes tuaj një prezencë e cila kërkon gjithmonë të bjerë në sy, ndaj provojeni pa frikë në stilin casual apo sportiv.
Silueta romantike
Merrni frymë lirisht! Ky trend kombinon copat e lehta pranverore me prerje super të mëdha dhe paksa romantike, mund të kthehen në veshjen më IN për ato që duan të bien në sy mbrëmjeve elegante.
Super pantallonat
Adhuruesit e pantallonave do të joshën menjëhere me pantallonat e gjera me materiale elegante që nxjerrin në pah delikatesën femërore, të zgjedhura enkass për pranverën, për një hap sa më elegant.
Mbrëmje në diskotekë
Shkëlqyese dhe provokuese! Veshje me bazë temina, luspa dhe efektin diskotekë do të jenë kryefjala e sezonit, qoftë nëse zgjidhni nuancat e argjendta apo të arta, mjafton që të luani me rrezatimin e tyre.
Prerje trekëndore
Nxirrni në pah me shumë elegancë pjesë të ndryshme të trupit, nga kraharori tek brinjët, bustin apo shpinën, kjo lojë prerjesh trekëndore, thekson lëkurën tuaj, si një kontrash mes efektit vishu-zhvishu.
Të biesh në rrjetë
Mbulohuni me rrjetë! Thurrjet do të jetë vërtet një element nga I cili nuk do të mund të largoheni këtë sezon, nga rrjetat me vrima të mëdha deri tek ato më t imtat, ju duhet të vishni ato për të qenë sa më IN.
Në mes të vijave
Ringjallja e një stili të vjetër, por që nuk harrohet kurrë janë vijat, të holla apo të trasha, horizontale apo vertikale, thuajse në të gjitha ngjyrat, ndaj bëjimi pjesë të gardërrobës për të pasur një pamje të freskët.
Vetëm rozë
Nuk ka dyshim që roza është tendenca që bie më shumë në sy këtë sezon, ndaj edhe sugjerimi që bie më shumë në sy është nga koka tek këmbët me këtë nuancë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Animal print
Printimet me lëkurës kafshësh edhe sivjet do të jenë të preferuara, ndaj mund të kombinoni grafitet me pamjen e një leopardi apo ngjyra të tjera, të cilat nxjerrin në pah efektin e frymëzuar nga bota e egër.

Fundet e kësaj pranvere, janë nën gju!





5 trendet më “IN” të momentit









Meteora ,vendi i Perëndive




