KreuStil Jetese

Tha që do të largohej një herë e mirë nga “Portokalli”, perse iu kthye mendja “Luzes”?

Tha që do të largohej një herë e mirë nga

Një vit më parë, Renata Caci njoftoi se do të largohej një herë e përgjihtmonë nga “Portokalli”. Aktorja dukej e vendosur. “Po është e vërtetë! I uroj suksese kolegëve të mi, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. I falenderoj për mbështetjen. Përgjithmonë miq. Falenderoj institucionin për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe drejtuesit e institucionit… Vjollca Hoxhën për mirëbesimin gjithë këto vite dhe në veçanti Ben Blushin për mirëkuptimin dhe suportin në gjithçka, si dhe drejtorin Bjorn Xhokaxhi. Me ju do jem së shpejti fansat e mi të dashur. Ju dua, jeni dashuria ime deri në fund. E di që do ju mungoj por s’do ju braktis kurrë.”, pat shkruar ajo. Por të djelën, Renata u shfaq sërish dhe po me rolin aq të dashur të Luzes. Cfarë e bëri të ndryshonte mendje? Publiku im i dashur. Dëshira juaj që unë të jem në ekran është urdhër për mua. Më keni munguar aq shumë saqë kur shikoj ç’do moment që më dërgoni sms apo më uroni ndihem fajtore që mungova qoftë dhe për pak kohë. Disa gjërave i duhet bërë pak refresh dhe t’ia nisësh me frymë tjetër. Ju dua gjithmonë bekime”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

 

 

A post shared by @renada.caci

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF