KreuStil Jetese

Brataj: Nuk ka nevojë për masa të reja; situata nën kontroll!

Duket se për një kohë të pacaktuar masat e marra ai kufizim lëvizjesh dhe mbyllje të çdo aktiviteti nga ora 20:00 deri në orën 06:00 do të jenë të vetmet masa që Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar si të nevojshme për të mbajtur nën kontroll situatën me Covid-19 në vend.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur gjatë një interviste për “A2” se deri më tani situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë është në maksimumin e normës, por e përballueshme. Ndaj sipas tij masa më të ashpra janë të panevojshme.

“Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese. Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja. Unë mendoj se ulja e orarit e frenoi disi. Në atë orë nuk është se virusi fle, por ne në atë orë nuk po ruanim asnjë masë dhe mjaftonin ato 2-3 orë që virusi të shpërndahej. Aktualisht, treguesit janë në maksimumin e normës, por nuk kanë më rritje dhe po përballohet. Atëherë modeli që ne kemi ndjekur, me shtrëngimet e mesme, ka dhënë rezultat. E shikoj pak kritike situatën në këto dy muaj. Jo se me ardhjen e verës do të iki virusi, por ulet disi virulenca për shkak të temperaturës. Shumë faktorë të tjerë ndikojnë. Më shqetëson fakti se nëse nuk do të arrijmë imunizimin drejt vjeshtës, atëherë duhet ngulur këmbë sa më shumë për vaksinimin ose ripërsëritjen e masave për parandalimin e Covid-19”, tha Brataj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF