Qëndisma pafund dhe një atmosferë pop në koleksionin e ri të shtëpisë së modës Armani, I gjejmë si në veshjet mashkullore dhe në ato femërore.Nëse do të analizonim pasarelat e modës, në javën e modës milaneze, e cila po zhvillohet këto ditë në Milano, patjetër do vinim re një lloji filozofie tjetër në veshje. Dhe padyshim stilisti që lë gjurmën më të fortë është Georgio Armani. Koleksione me veshje të lirshme, të qëndisura, voluminoze, këpucë me pak takë apo të sheshta. Por të gjitha me nota të ndritshme glamuri ashtu siç është dhe shtëpia e modës që ai përfaqëson. Gjejmë një gamë të gjerë të veshjeje të qëndisuara me dorë dhe një atmosferë e cila na kthen në vite. Pikërisht në famshmet vitet’80. Kjo është gruaja dhe ky është imazhi i burrit që do të shohim në sezonin e vjeshtë-dimër të vitit të ardhshëm. Kostumet e meshkujve janë të gjera, mëngët e rëna, palltot klasike janë zëvendësuar nga trikot e gjata të leshta, të cilat të lejojnë të lëvizësh lirshëm. E reja e këtij sezoni janë kostumet klasike të meshkujve që vishen me kollare, të realizuara me copë që të jep përshtypjen e materialit xhins.

7 shenja që tregojnë se i lani flokët shumë

TUMO, argëtohu teksa edukohesh!


Çantat firmë për dimër-vjeshtën 2021-2022


Venaria/Arratisje romantike me lady in red




9 modelet më trendi të këpucëve për burra


10+ bizhuteri që çdo grua duhet të ketë


Bordo Beauty/ Shkëlqe me Keisi Cosmetics

Moda 2021: Irina Shayk zgjedh pallton e sezonit




