
Ne tashmë ju kemi treguar gjithçka në lidhje me kostumet e reja me ngjyra për Pranverë-Verën 2021. Tani ne përqëndrohemi në modelet më elegante dhe “flawless”, ato totalisht të zeza. Perfekte për zyrën, si dhe për një mbrëmje elegante – Victoria Beckham shpesh i zgjedh ato në një version tuxedo për ecjet ne tapetin e kuq – sot, falë modeleve të reja super të rehatshme, ato bëhen zgjedhja ideale edhe për një pamje joformale. Gjithçka ka të bëjë me veshjen e modelit të duhur për këtë rast dhe të dish të përputhesh me të. Dhe ne i shpjegojmë të gjitha sekretet për ta kombinuar me stil.
I mbushur me temina dhe aplikime, si modeli i qetë nga Chanel, për të shkëlqyer edhe në rastet më elegante të mbrëmjes.
Xhaketa bëhet më e shkurtër, e po kështu edhe pantallonat. Një model për tu veshur çdo ditë me këpucë të sheshta, i cili bëhet “glam” duke kombinuar takat siç bën Isabel Marant.
Vijat e bardha janë jashtëzakonisht në modë këtë sezon. Koleksioni Michael Kors, për shembull, i ofron ato në pamjen totale. Për ata që i duan detajet mashkullore.
Nuk ka asgjë më të mirë se një shtypje ose një qëndisje për të “vënë në lojë” këtë veshje, si tek Erdem që përqendron gjithçka tek lulet.
Xhaketa zgjatet dhe theksohet beli. Altuzarra thekson edhe më shumë siluetën me rripa maksi.
Prerje shumë të rehatshme dhe të lirshme, për t’u veshur me këpucë të sheshta, shapka ose pupa, si te Dior.
Shikoni galerinë kushtuar kostumeve të zeza te Pranverë-Verë 2021



9 modelet më trendi të këpucëve për burra


10+ bizhuteri që çdo grua duhet të ketë


Bordo Beauty/ Shkëlqe me Keisi Cosmetics

Moda 2021: Irina Shayk zgjedh pallton e sezonit






Bordo Simbol/ Dora e fatit!

5 risitë më të fundit nga teknologjia



6 outfit-et më trendi të momentit

Sir Anthony Hopkins /Në kurthin e kohës…!
