Me ngjyrat e tokës!
Nuancat e tokës janë gjithmonë frymëzuese, sepse ato mund të përshtaten lehtësisht në çdo sezon, por janë ideale sidomos në dimër. Frymëzuar nga stili i rrugës që sjellin blogeret e famshme, kombinimi i një palltoje super të madhe me portokallinë inkadeshente të një bluze prej mëndafshi, një fund ngjyrë pana, edhe çizmet po ashtu në të njëjtat tonalitete, janë një kombinim i përsosur për stilin tuaj të përditshëm.
Tris ngjyrash për dimër!
Askush nuk do ta imagjinonte që një përzierje e tre ngjyrave, do të ishte kaq I domosdoshëm në këtë periudhë. Nëse doni një stil tejet elegant, por edhe shumë chic, atëherë mund të provoni kombinimin e pazakonte të lejlasë, qoftë në veshje per gra apo aksesorë, përzier me të kuqen e theksuar, pa harruar efektin verbues të së bardhës, e cila mund të jetë po ashtu një bizhuteri me kristale të vogla që rrezatojnë dritë.
Lule të akullta
Frymëzuar nga Alice Barbier, blogerja e njohur e modës, ju mund të ndiqni shumë mirë “recetën” e saj të suksesshme të stilit, duke zgjedhur veshje me motive lulesh, kryesisht ato me forma dhe dizajnime super të mëdha, të cilat mund të përshtateten mjaft bukur sidomos me ngjyra monobllok, si e kuqja apo e zeza. Mund të provoni veshje me dizajne grafitesh, sepse kanë aftësinë të duken gjithmonë shumë IN.
Kurrë 100 për qind pastel!
Edhe pse janë gjithmonë në modë, asnjëherë mos zgjidhni të kombinoheni nga koka tek këmbët me veshje me ngjyra pastel apo ato me të njëjtin kolor, sepse do të dështoni. Ndaj ekspertët, sugjeronë të kombinoni ato me ngjyrat neutrale, pse jo ato me kolor më të theksuara, pa harruar që ky kombinim mund të duket edhe më tundues, nëse zgjidhni bizhuteri me efekt pastel, apo një grim me po të njëjtat nuanca.
Jo thjesht ushtarake!
Jeshilja ushtarake nuk sugjerohet kurrë e vetme, sepse do të humbisni në dimensionet e saj mbytëse. Ndaj zgjidhni të kombinoni atë me të bardhën minimaliste, qoftë me aksesorë, si këpucë apo dorëza, apo një pallto të madhe, ndërsa për të ruajtur efektin turbullues të nuancave ngjyrë vaji, zgjidhni çanta, sipërfaqet e të cilave kanë grafite, kryesisht ato të mëdha, sepse ju bëjnë të keni një pamje pushtuese!
Djaloshare? Jo domosdoshmërisht!
Një stil paksa djaloshar ëshët gjithmonë i pranueshëm, sidomos për ato vajza dhe veshje per gra që preferojnë modën e përditshme të zyrës, por kjo nuk është domosdoshmërisht e nevojshme, nëse bëni kombinimin e duhur. Pantallonat me cirka, me bel të ngritur, kombinuar me këpucë me majë dhe takë të ulët, një xhaketë e bardhë, e poshtë saj një këmishë me figura, janë stili ideal për ato që duan komoditet në punë.

Sir Anthony Hopkins /Në kurthin e kohës…!








Ngjyrat e stilit minimal Pranverë-Verë 2021



Fabergé, historia e vezëve më luksoze në botë

Not just love! Por, në fakt shumë dashuri!



Sezoni i sandaleve me takë po rikthehet përsëri


Pse është e dhimbshme gjidhënia?!

