Emocione floreale
E stilizuar përmes qëndismave të detajuara floreale, frymëzuar nga motivet e Mille Fleurs, kjo çantë ikonike e Christian Dior, edhe pse ka përmasa të bollshme, ka një prezencë tejet elegante, ideale për të kombinuar stilin urban dhe atë casual, për gratë që e duan të bukurën dhe guxojnë.
Efekti i artë
Ky fund nga Valentino është i përkryer për një festë ku ju doni me patjetër vëmendje. Prerja në formë V-je ju dhuron një pamje klasike, ndërsa efekti i artë, jep një dimension paksa luksoz, ndaj nëse doni të bini në sy, kombinojeni me këmishë të bardhë dhe këpucë me grimca të arta.
Military chic
Balmain u frymëzua nga stili tipik ushtarak duke krijuar një xhaketë me frymë tipike pariziene: e bardha vjen e kombinuar me shiritat e zinj prej sateni të cilët garantojnë një dekolte elegante, ndërsa butonat e mëdhenj ngjyrë ari, ju bëjnë të dukeni akoma më e fuqishme, një pamje e cila të imponon respekt.
Ujëvara e Chanel
Chanel sjell artin e lartë të përpunimit të arit të bardhë me diamante dhe perla nga ujërat e ëmbla, duke krijuar një karficë zbukurimi unike, që ngjan si një ujëvarë magjepsëse, e cila përmes madhështisë së saj, godet edhe më fort me logot e theksuara të markës prestigjioze franceze.
Stileto brokadë
Këto këpucë stileto janë të krijuara me dorë nga mjeshtri Manolo Blahnik, ku ai kombinon të artën dhe të zezën përmes figurinave brokadë, një stil tejet i rafinuar dhe me shije i realizuar përmes punimit të fijeve të imtësishme mbi lëkurë, duke krijuar një aksesor më mahnitës, nga taka deri tek maja.

Fabergé, historia e vezëve më luksoze në botë

Not just love! Por, në fakt shumë dashuri!



Sezoni i sandaleve me takë po rikthehet përsëri


Pse është e dhimbshme gjidhënia?!


Sara Hoxha tregon barkun 6 javë pas lindjes!



Triko e shkurtër, si të tregosh trendin e 2021

14 fustane hyjnore dasme nga Haute Couture 2021

6 ngjyrat e guximshme për këmishat e burrave

Si të vishni minifundin sipas modës 2021




