KreuStil Jetese

Not just love! Por, në fakt shumë dashuri!

Nga Ilda Lumani
Fotografia: Pirro Beati @iambeati
Stiliste : Enada At’Nikolla @enadaatnikolla
Bizhuteri: Faberge @officialfaberge nga Argjendari Kastrati @kastratijewellery
MUAH: Suela Cangu @makeupbysuelacangu
Design: Altin Aliaj @al.tinoo

Numri i parë për vitin 2021, sapo është hedhur në treg dhe tashmë për gjithë lexuesit besnik të shtypit të shkruar, ai gjendet në çdo pikë shitje të revistave dhe gazetave.
Teksa testi i parë i çdo kopertine bëhet në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook, dhe pëlqime, komente, shpërndarja që iu bë këtë herë kopertinës, me modele Miss Universe Albania, Paula Mehmetukaj ishte surprizuese!


Mandej dje, postimet që shfaqnin revistën duke u shfletuar ishin motivi më i bukur për të verifikuar, se bëjmë një punë që vijon të pëlqehet… përkundër, gjithë skeptikëve, apo realitetit “të egër” virtual sërish revista është një botim i preferuar nga audienca, por edhe nga biznesi, falë të cilit jemi sot një nga mediat më të rëndësishme në shtypin e shkruar.


Është ky konfirmim që na motivoi, – edhe pse në një situatë post covid aspak të lehtë për të gjithë, – që të vinim me një ndryshim.
Pas një eksperience 6-vjeçare në tregun shqiptar, si një nga revistat më të suksesshme, orientuese e modës, promovuese e artit, risive në teknologji, dizajn, arkitekturë dhe letërsi, vjen këtë fillim të 2021 me risi të tjera, – nga 6 botime në vit, tashmë BORDO vjen me 10 edicione në vit. Ky ndryshim periodiciteti vjen si kërkesë e vetë klientëve dhe lexuesve tanë! Shpresojmë që motivimi juaj të na shërbejë për të vijuar me të njëjtin standard përmbajtje, cilësie dhe forme!


Përmbajtja e BORDO
Kopertinat e BORDO janë të menduara të ofrojnë diçka të re dhe koherente! BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar personazheve të ftuar në BORDO.


Duam të sjellim të bukurën, ta evidentojmë dhe t’i japim peshë asaj dhe gjithë zërave që punojnë dhe i japin vlerë vendit tonë. Personazhe të BORDO janë figura të kulturës, artit, të cilët shpesh sfumohen në botën e komercializmit. Nxjerrja në pah e tyre është misioni ynë!
BORDO shpërndahet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni! Revista BORDO gjendet në dhjetra qendra bukurie, relaksi dhe klinika dentare, përmes abonimeve vjeçare!
Gjendemi në mediat sociale Facebook e Instagram me Revista Bordo. Portali ynë bordo.al prej vitit 2015 është bërë pjesë orientuese e lifestyle-t në vend, një kombinim i versionit të printuar të Bordo me më të rejat e fundit të botës së webit.
Botimi Shkurt 2021
Në këtë numër të BORDO, përveç editorialeve të modës “Not Just Love”, në bashkëpunim të stilistes Enada At’Nikolla, me bizhutë Fabergé, ekskluzivitet i Kastrati Jewllery në Shqipëri, si dhe “Në botën e Magnolia Studio”, –
Në faqet e artit do të gjeni një “Rikuem” dedikuar Kujtim Prodanit dhe ikjes së tij nga virusi i pabesë. Ndërkaq, rrëfime të personazheve si: Leonard Bombaj, Eugena Tomini, Aisela Kumaraku, Anuela Ristani, Gëzim Musliaka, e të tjerë do t’ju njohin me botën e tyre…
Diana Çuli flet me letërsinë e saj në Tregimet e Dashurisë, ndërsa u sugjerojmë edhe titujt e rinj që gjenden në treg.
Udhëtimet e munguara, destiancionet që presin vizitorët fanatikë, faqet e kuzhinës dhe interiorit plotësojnë gamën e faqeve të ‘lifestyle’!
Lexim të këndshëm!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF