Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni emrin Guerlain? Padyshim, ikonën e parfumeve Shalimar. Por shtëpia e famshme Guerlain nuk u ndërtua brenda një dite, as nuk u ngrit brenda një dekade. Historia e parfumierit francez, një nga më të gjatat në llojin e tij, kapërcen kohën dhe traditën. Ishte viti 1828 kur kimisti Pierre-François-Pascal Guerlain, pasi ishte rritur në botën ekzotike të aromave të erëzave të babait të tij, hyri në shtëpitë dhe zemrat e grave pariziane.
Shtëpia e parfumeve
Pasi zbuloi formulat sekretet e aromave, ai fitoi zemrat e grave, madje hyri në dyert e perandoreshës Eugénie, gruaja e Napoleonit III, e cila i dha titullin “Parfumier i saj” për parfumin Eau de Cologne Impériale.
Simboli i bletës
Krijuesi i saj e zbukuroi shishen e Eau de Cologne Impériale me një bletë të pikturuar me dorë në ar. Edhe ky simboli përdoret në koleksionet kozmetike, të cilat janë pasuruar me bazë mjaltin e rrallë maroken.
Shalimar
Edhe pse u ble nga LVMH në vitet 1990, marka krehohet me gjeneratat e parfumierëve që ngriti këtë perandori: stërnipi Jacques Guerlain, krijoi Shalimar në vitin 1921, parfumi i parë orientale që hyri në treg.
Zbuluesit e orkidesë
E quajtur si kryevepra e kujdesit për lëkurën, kremi Orchidée Impériale Black me bazë lulen e famshme, ishte pari me formulën më efikase që lufton plakjen, ndaj shitet e konfeksionuar me porcelain natyral të zi.
Sfidat
Në emër të bukurisë, marka është e përgjegjëshme për produktet e saj, ndaj edhe Guerlain është zotuar për një paketim 100 për qind eko-miqësor deri në vitin 2020, premtim të cilin arriti ta mbante me sukses.


Ngjyrat e stilit minimal Pranverë-Verë 2021



Fabergé, historia e vezëve më luksoze në botë

Not just love! Por, në fakt shumë dashuri!



Sezoni i sandaleve me takë po rikthehet përsëri


Pse është e dhimbshme gjidhënia?!


Sara Hoxha tregon barkun 6 javë pas lindjes!



Triko e shkurtër, si të tregosh trendin e 2021

14 fustane hyjnore dasme nga Haute Couture 2021

6 ngjyrat e guximshme për këmishat e burrave

Si të vishni minifundin sipas modës 2021
