KreuStil Jetese

Nesër ashpërsohen masat, TCH: do të mbyllemi nga ora 20.00!

Nesër ashpërsohen masat, TCH: do të mbyllemi nga ora 20.00!

Burime të Top Channel bëjnë me dije se efektivë të policisë kanë njoftuar lokalet që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme. Po ashtu, këtë lajm e konfirmon për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00. Ne këtë situate te përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë, nga ku me gjasa mund të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak se infektimet janë shtuar së tepërmi.Mbetet për tu parë nëse orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21:00, 20:00 apo 18:00 dhe baret mund të detyrohen që të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëhme.Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale./TCH

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF