KreuStil Jetese

Veshjet, për të cilat nuk do të dëgjojmë më gjatë 2021-shit! 

Tendencat e modës vijnë e ikin, duke na kënaqur gjithmonë me një shumëllojshmëri produktesh. Por ndërsa dia prej këtyre tendencave I rezistojnë kohës, të tjera zhduken, ndonjëherë përgjithmonë e herë të tjera për t`u rikthyer të përmirësuara. Cilët janë trended që nuk do t`I shohi më gjatë 2021-shit:

Cantat micro apo ekstremisht të vogla është koha t1i lëmë pas krahëve dhe të rikthehemi tek modelet më klasike

Zinxhirët e mëdhenj do t`ia lënë vendin varëseve më elegante, edhe pse ndonjë nostalgjik mund të dojë t`i mbajë sërish

Veshjet ` Tie Dye` apo që duken si të dala boje- jo më këtë sezon

Pantallonat sportive do të mbeten në dollap për ca kohë sepse po mbizotëron stili elegant

Kompletet, edhe pse disa `u cmendën` pas tyre në 2020, sivjet nuk do të jenë më rrotull

E po kështu, as kombinimet monokrom nuk gëzojnë më të njëjtën vëmendje

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF