KreuStil Jetese

Bordo Simbol/ Dora e fatit!

Si bizhuteri, më së shumti e gdhendur në argjend, por edhe si tatuazh. Dora e Fatimës, konsiderohet një ndër simbolet më të fuqishëm dhe më të përdorur, i cili vjen nga kohët e largëta deri sot, i mbuluar me mister. E njohur si dora e Fatimas, ose ndryshe Hamsa, origjina e saj e vërtetë vjen nga vendet arabe. “Dora e Jamsa” ose “Amuleti i Khamsa”, sepse të gjithë emrat e përmendur janë të vlefshëm, ka në qendër një dorë me pesë gishta, i cili ka gishtin e mesit të drejtë në qendër, ku shpesh gjendet edhe një unazë. Mendohet se ky simbol përdorej gjerësisht edhe në kulturat hebraike dhe përdorimi i parë i tij daton në vitin 244 pas Krishtit dhe është gjetur në mozaikët Beit Alfa. Simboli fillimisht përdorej në Mesopotami, Iraku i sotëm dhe Kartagjenë, Tunizia e sotme, por besohet se u krijua nga Fenikasit që e përdorën atë si një amulet. Pavarësisht kuptimeve të ndryshme në disa vende, filli i përbashkët është se është një simbol mbrojtës që sjell fat, shëndet, lumturi dhe fat të mirë, duke larguar ndjenjat e liga dhe negative. Pra, duke mbajtur një Hamsa, ju largoni negativitetin.

Fjala Jamsa, do të thotë në gjuhën arabe pesë, të cilat janë pesë gishtat që përbëjnë dorën. Mendohet se fillimisht amuleti i dorës së Fatimas përdorej për ta varur në dyert e shtëpive si një simbol i mbrojtjes, në këtë mënyrë e gjithë familja që jetonte brenda mbrohej, kjo sepse besohej që ky ishte edhe numri me fat i popullit arab. Ky simbol, megjithëse nuk ka asnjë lidhje me Islamin, pasi në Kuran përdorimi i bestytnisë është i ndaluar, origjina e saj vjen drejtpërdrejt nga vendet arabe. Ndërkaq, një tjetër element është edhe ai katolik, që nënkupton Dorën e Zotit, pasi që në fillim dora kishte vetëm gishtat, por më pas asaj ju shtua në qendër edhe një sy në mes të pëllëmbës së dorës, që u pagëzua si “Syri i Zotit”.

Thuhet se Fatima, vajza e Muhamedit, teksa gatuante, e pa burrin, Aliun, me një grua të dytë. E hutuar, ajo futi pa dashje dorën në kazanin që po vlonte. Nuk bëri zë, sepse nuk ndjeu asnjë dhimbje. Kjo mrekulli ka bërë që dora e Fatimas të jetë një nga hajmalitë më të përdorura në botën arabe, nga ku ka mbërritur edhe te ne. Dora e Fatimas është konsideruar si një simbol i fuqishëm i mbrojtjes, pushtetit dhe forcës. Prandaj, këtë lloj hajmalie shpesh mund ta shihni të vendosur edhe në mure me qëllim për ta mbrojtur shtëpinë nga e keqja.

Dora e hapur gjithmonë është ajo e djathtë dhe është një shenjë mbrojtjeje që përfaqëson bekime, fuqi dhe forcë, ndërsa prania e syrit në qendër konsiderohet si mbrotje nga syri i keq. Dy stilet kryesore në të cilat shfaqet Hamsa janë me dorën lart ose poshtë. Nëse dora shikon lart, kjo është një shenjë kundër së keqes, nëse dora është e drejtuar poshtë, përfaqëson bollëk dhe mirësi. Një nga përbërësit më të zakonshëm tek bizhuteritë është prej ari dhe argjendi, por më shumë prej argjendi, pasi besohet se është një metal që përfaqëson pastërtinë dhe bart veti magjike. I pikturuar me të kuqe, vendoset në muret e shtëpive për mbrojtje, ose në vendet ku një nënë është në pritje të një foshnje. Edhe pse vjen në shumë versione të stilizuara, ngritja e dorës së djathtë me pëllëmbë ndal mallkimet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF