KreuStil Jetese

5 risitë më të fundit nga teknologjia

Xiaomi 360 gradë

Kamera e sigurisë XIAOMI Mi Home 360 gradë ka një kokë të dyfishtë të motorizuar që i lejon asaj të rrotullohet dhe të kapë një pamje horizontale 360 ​gradë dhe një pamje vertikale 96 gradë për mbrojtjen e plotë të shtëpisë dhe mund të kontrollohet përmes celularit gjatë gjithë kohës.

Sfidat e Xbox

Seria S e Xbox vjen në një version më të vogël, akoma më modern, me një dizajn tejet elegant dhe shumë komod për të gjithë familjen; ai nuk ka lexues disku dhe mund të kontrollohet pa pasur nevojë për kabëll, duke transferuar lojrat lehtësisht nga një pajisje tek tjetra.

TV inteligjent 

Versioni i ri i Chromecast është një eksperiencë unike e sugjeruar nga Google TV. Falë Google Asist, ju mund të jepni komanda edhe përmes zërit, por edhe të navigoni përmes aplikacioneve të shumta që ofron kjo pajisje për të luajtur filma dhe video muzikore.

Roboti Dyson 

Roboti pastrues Dyson 360 Heurist është i duhuri për shtëpinë tuaj dhe mund të përshtatet me çdo ambient, falë një sistemi inteligjent vizual dhe një unaze me drita LED, të cilat i lejojnë të shohë se ku po shkon, madje edhe në zonat me ndriçim më të ulët.

All in One

Marka e njohur Lenovo sjell modelin e ri ThinkPad X1 Fold, një kompjuter portativ i cili funksionon edhe si tablet, telefon dhe laptop, pa harruar që mund të hapet dhe mbyllet si një libër përmes një ekrani 13 inç, ndërsa sistemi operativ është Windows 10.

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF