Të ndihesh dhe jo vetëm të dukesh bukur ! Duke i kushtuar rëndësi ndjesisë, e frymëzuar nga natyraliteti dhe bukuria e gruas, është krijuar linja më e re në Shqipëri, Keisi Cosmetics.
Një linjë e krijuar me shumë përkushtim nga një vajzë për vajzat. Me një përkujdesje për të kuruar çdo detaj, Keisi Cosmetics prezanton me sukses një gamë produktesh me një cilësi të garantuar duke marrë parasysh dëshira dhe kërkesa. E çertifikuar nga kompania e famshme kanadeze e kozmetikës “Health Canada” ky brand vjen për të realizuar pritshmëritë mbi kozmetikën edhe në tregun shqiptar duke qenë më afër jush.
Keisi Cosmetics ka dashuruar dhe ka besuar fort mbi atë se çfarë ka konkretizuar duke kapërcyer çdo limit për të sjellë më të mirën si dhe duke u siguruar se çdo produkt në dorën tuaj do të ketë rezultat. Kjo linjë e di fare mirë se bukuria ka të bëjë me rehatinë që ndjen pasi aplikon një produkt dhe kurrsesi nuk mund të mos i kushtonte vëmendjen e duhur.
Keisi Cosmetics, një brand autentik shqiptar i krijuar për femrën dhe pasionet e saj. Një linjë e përsosur e cila të bën të besosh në dashurinë me shikim të parë!
Një herë Keisi Cosmetics, gjithmonë Keisi Cosmetics drejt ndjesisë të së bukurës…

Moda 2021: Irina Shayk zgjedh pallton e sezonit






Bordo Simbol/ Dora e fatit!

5 risitë më të fundit nga teknologjia



6 outfit-et më trendi të momentit

Sir Anthony Hopkins /Në kurthin e kohës…!







