Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha në një intervistë që ka zhvilluar së fundmi ka folur për traditat shqiptare që asaj nuk i pëlqejnë.
Ajo tregoi se mamaja dhe gjyshja e saj donin ta martonin atë në moshë të vogël sipas traditës shqiptare, më tej ajo shtoi se këngëtarja ka pasur shumë kërkesa nga djem shqiptarë.
“Nëna ime është martuar 17-vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15-vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, u shpreh ajo.

















Stil Jetese
10 mënyra për ta kombinuar këmishën sa më bukur!



Stil Jetese