KreuFashion

Vaksinimi në Europë, ja ku renditet Shqipëria..

Vaksinimi në Europë, ja ku renditet Shqipëria..

Sipas të dhënave të Ëorldindata të përditësuara deri më 12 qershor, Europa mesatarisht ka vaksinuar të paktën pjesërisht 44.4% të popullsisë, 32.2% tërësisht, ndërsa edhe 12.2% kanë marrë të paktën një dozë.

Rekordin në Europë e mban Mbretëria e Bashkuar, me vaksinimin të pjesshëm të 68% të popullsisë, nga të cilët 51.4% janë vaksinuar. Në vend të dytë në Europë është Belgjika, me 66% të popullsisë pjesërisht të vaksinuar, (43% me të dyja dozat). Më pas renditet Holanda me 65% (39% e vaksinuar plotësisht).

Ndërkohë Shqipëria mbetet pas me vaksinimin, renditet ndër 4 vendet që kanë vaksinuar më pak popullsinë në Europë. Në rajon Serbia vijon të mbetet shteti me nivelin më të lartë të vaksinimit në rajon. Mali i Zi, që e filloi vaksinimin më vonë sesa Shqipëria ka ecur më me shpejtësi, duke vaksinuar plotësisht 23% të popullsisë. Shqipëria i ka ngadalësuar ritmet e vaksinimit, deri më 12 qershor, vetëm 20.5% e popullsisë ishte e vaksinuar pjesërisht. 15.2% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat. 5.3% ka marrë vetëm një.

Edhe Maqedonia e Veriut ka vaksinuar pjesërisht rreth 20% të popullsisë (rreth 12% plotësisht). Më pas në Europë kanë mbetur Bullgaria (14.2% të vaksinuar të paktën pjesërisht), Kosova (9.4%), Bosnjë Hercegovina (9.3%).

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF