“Ja ç`më bëri varësia nga alkooli”; këngëtarja poston fotot shokuese!

Në jehohën e “Ditës Ndërkombëtare të të Qenit Esëll”, këngëtarja britanike Michelle Heaton rrëfeu për herë të parë varësinë e saj nga alkooli dhe pasojat e rënda që kishte pasur. Ylli i Liberty X e ilustroi dhe me foto rrëfimin e saj, përmes të cilave dëshmoi qartë transformimin ndërsa shtoi se gjërat ishin aq serioze sa arriti një pikë kur i thanë se i kishte mbetur shumë pak kohë për të jetuar. 42-vjeçarja tregoi dy fotografi, njëra e shkrepur para 20 javësh, tjetra tani. “Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë”, ka thënë Michelle duke u shprehur se kërkon që rrëfimi i saj të jetë inkurajues për brezat e rinj për t`i thënë “jo” alkoolit.

Previous ArticleNext Article