Rikthehet Met Gala. Eventimenti është pritur si asnjëherë tjetër, pas një viti ndalese për shkak të pandemisë. Ky manifestim glamuri dhe shkëlqimi organizuar për mbeldhjen e fondeve për Costume Institute të Muzeut Metropolitan të Artit ktheu reflekorët mbi tapetin e kuq ku sfiluan emrat më të shquar të botës të artit, muzikës dhe kinematografisë ndërkombëtare. Eventimenti u parapri nga hapja e ekspozitës me titullin In America: A Lexion of Fashion. Prezantimi i modës amerikane ndër vite si dhe evolucioni i saj, temë e cila inspiroi dhe të ftuarit në veshjet e tyre. Mikpritës të evenimentit stilisti Tom Ford, kreu i platformës Instagram Adam Mosseri, Anna Wintour, aktori Timothee Chalamet, Billie Eilish, poetesha Amanda Gorman dhe tenistja Naomi Osaka.
