KreuCelebrity

“Bomba e vjeshtës”, arsyet përse duhet të hani shegë cdo ditë!

“Bomba e vjeshtës”, arsyet përse duhet të hani

E kanë quajtur “bomba e vjeshtës”, e kjo sepse shega është e mbushur me fibra,  vitamine C dhe vitamine. Një shegë mesatare përmban 72 kalori, 1.5 gram proteina, një gram yndyrë, 16 gram karbohidrate dhe 3.5 gram fibra. Ky frut është një antioksidant i fuqishëm. Acidi punik, që ajo përmban, ndihmon në trajtimin e obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike. Aftësitë antioksiduese të lëngut të shegës rezultojnë edhe më të mëdha se ato të verës së kuqe. Studimet tregojnë se shega mund të parandalojë gjithashtu rritjen e qelizave kanceroze në prostatë, gji, mushkëri, zorrë dhe lëkurë. Ajo është sakaq shumë e shëndetshme për zemren, sepse antioksiduesit që ka, parandalojnë akumulimin e depozitave yndyrore rreth arterieve, ndërsa përmirësin nga ana tjetër koagulimin e gjakut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF