KreuCelebrity

“Vera andrron detin”: Filmi nga Kosova, dy çmime në Festivalin e Venecias!

Filmi “Vera andrron detin”, me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Basha, ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjec]’, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK). “…Për mënyrën se si ai tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalizmin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e tij e thur me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit. Këto dy çmime janë ndarë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venecias. “Vera andrron detin”, filmi i parë nga Kosova që shfaq premiërën në këtë festival, sic thotë REL, pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF