KreuCelebrity

Zjarri në spitalin e Tetovës, ministri maqedonas i shëndetësisë jep dorëheqjen!

Zjarri në spitalin e Tetovës, ministri maqedonas i

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka dhënë doreheqjes pas fatkeqësisë në spitalin Covid të Tetovës. “Tragjedia e fundit më ka goditur fort. Më vjen shumë keq për viktimat. Bashkëndjej me familjet e tyre. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë e as mënyrë për kompensimin e humbjeve. Si mjek dhe ministër kam integritet dhe prandaj sot për arsye morale ia ofrova dorëheqjen me shkrim Kryeministrit Zoran Zaev”,  deklaroi Filipçe. Dorëheqje të premten dhanë edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, drejtues të tjrë të spitalit si dhe Zëvendës-ministri i Shendetësisë, Ilir Hasani. Ky i fundit shprehet se dorëheqjen e jep si akti më i lartë moral. Zjarri në spitalin modular të Tetovës për pacientët me koronavirus u mori jetën 14 vetëve. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende, e ndërkohë vendet aleate të NATO-s i kanë ofruar ndihmë me hetimin autoriteteve maqedonase, përmes prokurorëve dhe paisjeve të posacme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF