KreuCelebrity

Si e priti Shpat Kasapi lajmin e shtatzënisë? Selvije Jao zbulon detaje

Selvije Jao dhe Shpat Kasapi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, dhe padyshim që janë shumë të emocionuar dhe po e shijojnë pafund këtë periudhë të bukur të jetës së tyre.

Së fundmi Selvija ka qenë shumë aktive në Instagram, duke bashkëbiseduar vazhdimisht me ndjekësit e saj. Një prej tyre e ka pyetur se cili ka qenë personi i parë që ajo ka njoftuar për shtatzëninë, dhe Selvija tregoi se ka qenë partneri i saj dhe ka zbuluar detaje rreth këtij momenti të paharrueshëm për ta, “Personi i parë ka qenë Shpati dhe sa e pashë rezultatin e testit, duke u dridhur nga gëzimi e zgjova nga gjumi t’i tregoj dhe normal që gëzimi ishte shumë i madh edhe nga ana e Shpatit. Nuk na besohej deri sa kemi dëgjuar rrahjet e zemrës së bebit”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF