Së fundmi Ermal Meta ishte i ftuar në një lidhje skype në programin “Ftesë në pesë”, ku foli për koncertin që do të mbajë më datë 17 shtator në “Air Albania” në Tiranë.
Teksa moderatorja Bieta Sulo e pyeti për personin e zemrës, “A do kesh një person special në audiencë? Ermali qeshi dhe me emocion pranoi: “Po e kam, mbase jemi fejuar”.
Prej kohësh këngëtari është i dashuruar me Chiara Sturda, e cila i ka marrë zemrën dhe tashmë lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër fazë.



















