Duket se Can Yaman ka gjetur një mënyrë për të konfirmuar pa fjalë ndarjen nga moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta. Gjatë festivalit të filmit në Venecia, ylli i telenovelave turke u pa të shkrihej i gjithi”, pas aktores izraelite, Moran Atias. Can praktikisht, nuk ia shkulte dot sytë brunes bukuroshe. Vanity Fair Italia e raportoi e para këtë moment, duke treguar se në Venecia, ku aktori turk mori një çmim ‘Filming Best Italy Movie’, ai kishte sy vetëm për izraeliten joshëse e askënd tjetër, ndërsa edhe ajo nga ana e saj dukej mjaft e kënaqur që ishte pranë tij!



















