
Erha Mëhilli e nis në Euronews emisionin e saj “Now” me njërën prej figurave më të njohura të politikës shqiptare, që së fundi u përfshi nga polemika të mëdha pas shpalljes “Non Grata” prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për ish kryeministrin Sali Berisha, një ndër themeluesit e PD-së. Kur zbuloi detaje rreth formës dhe përmbajtjes së programit të saj, Mëhilli u shpreh më herët se fokusi kryesor do të vendoset tek zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon. Me Sali Berishën, ajo do të flasë për rikthimin në parlament, raportet e tij me SHBA-të dhe të ardhmen politike. “Now” me Erla Mëhillin” do të transmetohet nga e hëna deri të mërkurën cdo javë në orën 21.00 me qëllimin te hedhe drite permes të ftuarve, intervistave e debatevw mbi çështje politike e sociale që shqetësojnë opinionin publik.



















