KreuCelebrity

Çfarë ka princesha e Monakos? I bie të fikët, shfaqet shumë e dobësuar!

Problemet shëndetësore vazhdojnë ta mundojnë princeshën e Monakos, Charlene. Vetëm një muaj pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, asaj i ra papritur të fikët në publik dhe u shtrua sërish në spital.

Familja mbretërore e Principatës së Monakos e pranoi se Charlene po përballet me disa vështirësi shëndetësore, por nuk dha detaje të tjera. Mediat britanike thonë se ajo është trajtuar në sekret të plotë, e izoluar nga të gjithë pacientët e tjerë.

Është folur prej kohësh se Charlene dhe i shoqi, princi Albert janë përballur me një krizë në marrëdhënien e tyre dhe se shumë shpejt, cifti mund të ndahet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF