Më datë 4 dhe 5 shtator pritej të mbahej në Zvicër ‘Alba Festival’ evenimenti muzikor që bën bashkë artistë të ndryshëm shqiptarë. Emra njohur këngëtarësh kishin konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert, por duket se këtë vit nuk do të ketë ‘Alba Festival’.
Faqja zyrtare e Instagramit të “Alba Festival” ka lajmëruar se festivali i njohur për shqiptarët i cili mbahet çdo vit tashmë është anuluar.
Arsyeja e anulimit të festivalit është si shkak i gjendjes pandemike nga COVID-19.
Faqja zyrtare e “Alba Festival” dha lajmin përmes Instastory duke thënë se Qeveria e Zvicrës i hoqi miratimin për leje të mbajtjes së festivalit më pak se 48 orë nga fillimi i tij.



















