Një dashuri që i kapërcen dhe ato “si nëpër filma”; një dashuri e thellë, e patjertësueshme që e ngërthen qënien tënde dhe e bësh njësh me tjetrën, në një simbiozë që dhe koha e sheh me zili. Pasi mori Luanin e Artë të karrierës në Fesitvalin e Venecias, Roberto Benigni falenderoi me një mesazh të rrallë adhurimi bashkëshorten e tij. “ Në këtë moment, dua t`i kushtoj mendimin tim Nicoletta Braschi-t; është këtu në sallë tani. Kemi bërë cdo gjë bashkë për 40 vjet, unë njoh vetëm një mënyrë për të matur kohën dhe ajo është: me ty, ose pa ty! Do ta ndajmë këtë Luan, unë do të marr bishtin për të të treguar gëzimin tim, ndërsa pjesën tjetër do ta marrësh ti, sidomos krahët, seose në punë shpesh e kam marrë fluturimin falë teje, falë talentit tënd, misterit tënd, joshje, bukurisë, feminilitetit tënd…Nëse ka pasur dicka të bukur e të mirë në jetën time, ajo ka qenë gjithmonë nëpërmjet dritës tënde”, është shprehur aktori dhe regjisori i famshëm italian.



















