S`kishin shumë që i kishin uruar njëri-tjetrit përvjetorin e tretë të martesës ku ajo e quajti lumturinë e saj, dhe ai “Luaneshën dhe Fitoren e tij”, sipas emrave të fëmijëve, “Leon dhe Vittoria” kur Chiara Ferragni dhe i shoqi u fotografuan duke u zënë keq në publik.
Revista “Chi” publikoi foto ku shihen të dy në jaht gjat pushimeve në Costiera Amalfitana dhe duken qartë që janë duke debatuar. Chiara në fillim po i bërtiste Fedezit, pastaj shihet duke qarë, ndërsa ai iku e pastaj kur u rikthye dhe i tregonte dicka në telefon ndërsa të bërtiturat vazhduan. Fedez u mbyll ne kabine per dy dite. Situata nuk u qetësua derisa u kthyen në Milano.



















