KreuCelebrity

Marina Vjollca nuk heq dorë nga Klanifornia! Do të prezantojë programin edhe gjatë shtatzënisë!

Një foto e publikuar ditën djeshme nga stafi dhe kasti i Klanifornia, në të cilën mungonte Marina Vjollca bëri të lindin dyshime se moderatorja nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit në Tv Klan, duke qenë se është në pritje të ëmbël.

Por duket se shtatzënia nuk do ta shkëpusë aspak Marinën nga ekrani dhe mungesa e saj në foto ka qenë vetëm për arsye se aktualisht moderatorja ndodhet me pushime me bashkëshortin Getoarin.

Këtë fakt e ka konfirmuar producenti i KlaniforniaTurjan Hysko teksa i kontaktuar nga “Prive.al” është shprehur:
“Nuk ka emër të ri. Do jetë Marina prezantuese thjesht nuk ishte sot në mbledhje”

Ky sezon i ri do ta sjellë Marina Vjollcën më bukur se asnjëherë teksa javë pas jave ajo do të shfaqet në ekran me barkun e rrumbullasur gjatë pritjes së ëmbël.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF