KreuCelebrity

Roberti tani na hutoi fare: “Ne nuk jemi ndarë asnjëherë”!

Ishin një nga ciftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar, ndaj kur njoftuan tre vjet më parë ndarjen, fansat e tyre u trishtuan mjaft. Ndjekësit e Robert Berishës dhe Nora Istrefit vazhdimisht kanë shpresuar në një rikthim të ciftit, dhe fakti që së fundi u fotografuan duke bërë pushime bashkë, i ushqeu dhe më shumë këto zëra. Roberti sakaq, befasoi me një pohim të papritur. Në një intervistë për ATV, këngëtari u pyet nëse janë të vërteta lajmet se ai dhe Nora mund të jenë bashkuar dhe Roberti menjëherë u përgjigj se ata nuk janë ndarë asnjëherë.“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”- është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF