Këngëtari Capital –T është gjithmonë në qendër të vëmendjes me projektet e tij, dhe i kujdesshsëm në detaje që performacat të arrijnë një nivel të lartë artistik. Në kohë kanë qarkulluar lajme që këngëtarë të famshëm ndërkombëtarë kanë kopjuar nga muzika apo performacat e njëri tjetrit.
Këtë radhë reperi nga Kosova ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të performancës së tij në koncertin Time Capsule (2019) dhe e ka krahasuar me foton e Kanye me ish-bashkëshorten Kim Kardashian të veshur me fustan nuserie, duke bërë të kuptojmë se aty ka vend për të dyshuar se situatat janë të ngjashme.
Më pas 29 vjeçari ka sqaruar ndjekësit se ishte thjesht një shaka.
“Just a joke, se tash ja nisin Shqiptarët: Kanye ty as nuk të njeh e po të kopjon , like i don’t knoë”; ka shkruar reperi në postimin sqarues
Kujtojmë që këngëtari nga Kosova vite më parë akuzoi se edhe Drake dhe Tyga se i kopjuan koncertin.



















