Dirigjenti i njohur Kujtim Alija është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Shkak për këtë humbje të parakohshme u bë një sëmundje e rëndë, nga e cila dirigjenti vuante prej disa kohësh.
Muzikanti i shquar për vite me radhë ka qenë organizator i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër. Kujtim Alija mban titullin “Mjeshtër i Madh”.