Pak javë më parë, Aurela Hoxha i surprizoi të gjithë me lajmin se ishte bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Alaron. Modelja e mbajti sekret shtatzëninë e më pas edhe portretin e tij.
Në 3-mujorin e lindjes, ajo ka vendosur të zbulojë portretin e të birit me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, shoqëruar në një urim të ëmbël. “Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3-mujorin jeta ime! Të dua Alaron”, ka shkruar Aurela.