
Ditëlindja këtë vit e gjeti Rona Nishliun më të plotësuar e të lumtur se kurrë! Këngëtarja e talentuar është nënë e dy fëmijëve, vajzës Noa dhe djalit, Bardhyl. Ajo nuk mund të dëshironte dhuratë më të mirë se familja e saj në këtë ditë të vecante për të, ndaj dhe ndjekësit i kënaqi duke postuar foton e një portreti të rrallë familjar. “Vitet ikin e ne po rinohemi. Befasitë më të këndshme, përherë nga familja! Faleminderit që kujtoheni për mua edhe atëherë kur jam e sigurtë se më keni harruar. Ekip i mirë burri dhe nana ime Gjithashtu faleminderit dhe gjithë juve për fjalët e ëmbla dhe dedikimet. I’m happiest with you all #bdaymama“, ka shkruar ajo!