Ilva Tare u largua nga Tv shqiptar pas 25 vitesh karriere, por kjo për një arsye të fortë. Gazetarja e njohur ka nisur një jetë të re së bashku me familjen në Washington, e përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, na tregoi pak nga realiteti tjetër i saj. Epo, duket shumë i bukur! Ndjekësit e pyetën sesi ndihet në këtë periudhë, dhe Ilva u përgjigj pa ngurrim: “E bekuar”!. Washingtoni i është dukur i mrekullueshëm, sic thote, ndërsa kërshërisë së ndjekësve sesi po kalon në Amerikë, i dha si përgjigje foton e fëmijëve që duken kaq të lumtur, dhe shkroi: “Shih e shkruaj”!! Dhe ne pamë, e kuptuam fare qartë!
