Autori i ngjarjes së fundit që shokoi Kosovën, Dardana Krivaqa është arrestuar nga policia pas disa orësh të kaluara në arrati.
I verbuar nga xhelozia, Krivaqa së bashku me shokun e vet, Arbër Sejdiu, dhunuan për dy ditë me radhë bashkëshorten e tij 18 vjecare, Marigona Osmani dhe e lanë atë pa shenje jete përpara dyerve të spitalit në Ferizaj. Vëllai i Dardanit ka reaguar përmes një postimi të ndjerë, ku tregon se ai kishte qenë përherë problematic e kërkon që ligji ta ndëshkojë ashtu sic e meriton.
Postimi i plotë:
Prinder, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit: Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI. Ky Krim Makaber qe e beri “vella im” na la pa asnjë fjal të gjitheve. Vertet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe Lendoi tër Familjen tone. Gjate tër jetes na ka sjelle Probleme dhe Telashe të pa parapara, por asnjeher nuk na ka degju dhe perfille keshillat tona. Une si vella i Madhe jame perkujdesur per Familje qysh ne mosh shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jame mundu qe “vellaun” ta kshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjeher nuk ka ndegjua askend. Me rastim e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosoves, si dhe ndihmesis qe bene Qytetaret, Une i pergezoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj Denimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim Makaber do te Mobilizon te gjithe Neve per te i evitu Krimet, dhe te luftojm per Mireqenien e Femijeve tane. Ne veqanti edhe njiher i shprehi ngushellime Familjes Osmani. Zoti ju dhasht force dhe gajret.