
Dafina Zeqiri shumë shpejt do të sjellë për publikun albumin e saj, të cilin ka vendosur ta titullojë “Dafinë moj”. Së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka zbuluar emrat e artistëve me të cilët ka bashkëpunuar. Mes tyre, spikasin emra të njohur dhe shumë të dashur për publikun si, Tuna, Mc Kresha, Elinel, Lumi B, Buta dhe Argjentina Ramosaj. Dhe, nuk mund të mungonte as një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek. Mesa duket çdo gjë është gati, na mbetet vetëm të presim edhe pak..



















