Tensionet mes Harry-t e Meghan-it dhe familjes mbretërore mund të kenë mbërritur pikën e vlimit! Burime pranë kësaj të fundit thanë për The Sun se mbretëresha “është dëshpëruar nga sulmet e vazhduara” të Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe mbretërorët po konsultohen me avokatët e po përgaitetin për beteja të mundshme ligjorë në të ardhmen.
Ajo që i alarmon më shumë është se cfarë mund të shkruajë Harry në librin e tij të kujtimeve. “Juristët e familjes mbretërore po flasin ekspertë të privatësisë. Nëse dikush do të përmendet në libër e do të akuzohet drejtpërdrejtë për dicka, kjo do të përbëjë shkelje të privatësisë dhe do të ketë pasoja ligjore”, tha burimi.



















